Aktualitet

Zëdhënësja e KE: Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit për "Zgjedhoren"

Shkruar nga Liberale
Zëdhënësja e KE: Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero shkruan në Twitter se duhet të përmbushet marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe se asnjë ndryshim legjislativ nuk mund të rrezikojë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor”, shkruan Pisonero.. /Gazeta Liberale

https://twitter.com/apisoneroecspox/status/1283707264394825728?s=12

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH