Aktualitet

Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Lleshajt: “Gjenerali” nën poture

               Publikuar në : 20:04 - 19/02/20 liberale

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se institucioni i Presidencës duhet rregulluar me ligj, ka ardhur reagimi i zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se Lleshaj nuk mund të bëjë moral për Kushtetutën dhe se rendin më 2 mars do ta garantojë Presidenti me popullin.

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture”. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!“, shkruan Blushi./Gazeta Liberale

 

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back