Economicus

Zbuloni risinë më të re të Instagram-it

Shkruar nga Liberale
Zbuloni risinë më të re të Instagram-it

Instagram-i vjen me një risi për ndjekësit e tij. Rrjeti social do t’i lejojë përdoruesit e tij, që të blejnë produkte nga bizneset përmes mesazheve direkte.

Po ashtu, sipas kompanisë META, Instagram-i do të lejojë përdorimin e shërbimit “Meta Pay” për të përfunduar blerjet.

“Përdoruesit mund t'i dërgojnë mesazhe biznesit, dhe të bëjnë porosinë në chat. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të gjurmojnë porosinë dhe t'i bëjnë biznesit çdo pyetje vijuese në të njëjtën bisedë. Veçoria e çon përpara shtytjen e Metës për të zgjeruar ofertat e saj të tregtisë elektronike”, ka shtuar META.

Dy vjet me parë, gjigandi i mediave sociale lançoi “Shops”, si një mënyrë për të gjetur dhe blerë produkte në “Facebook” dhe “Instagram”. /K.A-Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH