Showbiz

Zbuloni pesë arsyet se pse ju dhembin mishrat e dhëmbëve

Shkruar nga Liberale
Zbuloni pesë arsyet se pse ju dhembin mishrat e dhëmbëve

Mënyra e gabuar e përdorimit të fillit dentar mund të acarojë mishrat e dhëmbëve. Përdorimi i fillit në mënyrë agresive, ushtron shumë presion tek to, duke çuar në acarim. E gjithashtu edhe larja e ashpër e dhëmbëve mund të irritojë mishrat. Nëse vëreni se mishrat e dhëmbëve gjakosen pas përdorimit të fillit, kjo mund të tregojë se e nuk keni përdorur rregullisht dhe me shumë gjasa keni grumbullim të gurëzave. Përpiquni të mos ushtroni shumë presion kur pastroni dhëmëbët dhe ruani një rutinë të rregullt të kujdesit ndaj tyre.

Mund të keni lënduar mishrat e dhëmbëve

Përtypja e ushqimeve krokante mund të shkaktojë lëndime tek mishrat e dhëmbëve. Ndonjëherë mund të ndodhë që një grimcë ushqimi të mbetet i bllokuar në dhëmbët tuaj duke krijuar shqetësim.

Mund të keni ndonjë plagë

Disa plagë të vogla shfaqen në përgjithësi në brendësi të buzëve, faqeve ose gjuhës, por është gjithashtu e mundur që ato të zhvillohen edhe tek mishrat e dhëmbëve. Lajmi i mirë është se nuk janë ngjitëse dhe zakonisht shërohen vetë brenda disa javësh. Për të lehtësuar dhimbjen provoni të shpëlani gojën me antiseptikë pa recetë. Gjithashtu shmangni konsumin e ushqimeve pikante.

Mund të jenë acaruar nga një pastrim dentar

Nuk është e pazakontë që mishrat e dhëmbëve të lëndohen pas një pastrimi të thellë tek dentist juaj. Në këtë rast koha dhe higjena janë ilaçi më i mirë. Por nëse dhimbja ju shqetëson, provoni një qetësues dhimbjesh pa recetë. Dhe nëse simptomat vazhdojnë disa javë, kontaktoni dentistin tuaj.

Keni hequr një dhëmb

Zakonish kjo ndodh për shkak të traumës dhe është diçka e zakonshme. Ajo që mund të bëni është që të kujdesesni më së miri për higjenën orale pas procedurës. Nëse dhimbja e mishrave të dhëmbëve zgjat më shumë se një javë ose dy, kontaktoni dentistin tuaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH