Globi

Zbulohet varri masiv në Serbi me shqiptarë të vrarë gjatë luftës

Shkruar nga Liberale
Zbulohet varri masiv në Serbi me shqiptarë të vrarë

Mbetjet njerëzore që besohet të jenë trupat e dhjetëra shqiptarëve etnikë të vrarë gjatë luftës '98-'99 në Kosovë janë gjetur brenda Serbisë, tha një zyrtar serb të premten.

Hetuesit përdorën imazhe satelitore për të gjetur varrin masiv në një minierë të hapur në Kizevak, në jug të Serbisë.

Sipas kreut të Komisionit të Serbisë për Personat e Zhdukur, Veljko Odalovic, mendohet se mund të jenë rreth 17 trupa.

Ekspertja Suzana Matejic tha se hetimi i mëtejshëm do të frenohet për shkak të dimrit dhe kufizimeve të koronavirusit.

Më shumë se 13,000 njerëz besohet të kenë vdekur gjatë luftës në Kosovë. Luftimet përfunduan në 1999 pas sulmeve ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë. Shumica e viktimave ishin shqiptarë etnikë dhe ende janë qindra të zhdukur.

Përfaqësuesi i Kosovës për personat e zhdukur, Ibrahim Makolli, tha se duhet të jetë përparësi, gjetja e përgjegjësve për vdekjet, duke shtuar: “Ata duhet të marrin dënimin e merituar.”

Zbulimi erdhi si pasojë e përpjekjeve nga Serbia, Kosova, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe EULEX, misioni i drejtësisë dhe policisë i BE-së në Kosovë.

Varri masiv më i madh nga lufta i gjetur deri më tani, që përmbante trupat e më shumë se 800 shqiptarëve të Kosovës, u gjet në 2001 në një kompleks policie afër Beogradit.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1173434,1173435,1173436,1173437"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH