Kryesore

Zbulohet varianti i ri i koronavirusit me 32 mutacione të tmerrshme

               Publikuar në : 21:44 - 24/11/21 liberale

Mediat britanike raportojnë se ekspertët i kanë rënë kambanave të alarmit se një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Botsvana, i cili mendohet të jetë version me më shumë mutacione i virusit që ka pushtuar botën.

Deri në këto momente janë regjistruar vetëm 10 raste me variantin e ri, i cili ka marrë emrin “Nu”, por ai është pikasur në 3 shtete të ndryshme çka tregon se mund të jetë më i përhapur.

Sipas ekspertëve, ky variant mund të pësojë 32 mutacione çka do të thotë se është shumë herë më i transmetueshëm dhe rezistent ndaj vaksinave. Ata dyshojnë se ai mund të jetë shfaqur pas një infeksioni afatgjatë në një pacient me HIV.

Virologu Tom Peacock nga “Imperial College” e përshkruan variantin e ri me shumë kombinime si të tmerrshëm dhe më agresiv dhe se Delta.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back