Aktualitet

Zbulohet SMS e të riut që u hodh nga spitali “Shefqet Ndoqi”

Shkruar nga Liberale

Nëna e të ndjerit, Xhino Koça, i cili ishte i prekur nga Covid-19 dhe që u hodh nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” në muajin gusht, ka akuzuar mjekët për neglizhëncë në kurimin e djalit të saj.

E ftuar në emisionin “Open”, Lira Koça ka lexuar mesazhin e fundit që i biri kishte lënë para kryejes së aktit fatal. Mesazhi ishte ruajtur në celularin e viktimës, në rubrikën “note”.

“Është neglizhencë, edhe mos vlerësim i gjendjes së përgjithshme të Xhinos nga stafi spitalor në 48 orët e fundit, ky është shpjegimi im. I mbetet organeve kompetente. Jam e bindur, por nuk jam unë që e vendos. Unë jam vajzë mjeku dhe e di shumë mirë që edhe një mjek i thjeshtë mund të lexojë frikën, ankthin edhe tek bebja e syve”, ka deklaruar Koça.

Gjatë intervistës live, Lira Koça citoi pjesë nga mesazhi i fundit i të birit: “Kaq ishte dhe për mu! Ju du shum të gjithve, me gjith shpirt,mami,babi, Kriseli, Robin, Inen,Hana, Kena, Voni, Kejdi, Egi, Sushin, pucin. Nuk ka fjal me pershkrujt dhimbjen qe ndjej per dhimbjen e shkaktoj por you betohem se shkova pertej limiteve te mia shume e shume here. Sdo tregohesha kurr egoist duke iu merzitur juve por u tejkalua cdo lloj limiti”.

Por mesazhi nuk ishte i plotë, në pjesën e dytë të cenusuar të SMS-së, Xhino Koça përmend dhe mjekët, duke i shfajësuar ata.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH