Aktualitet

Zbulohet se si do ta presë Lulzim Basha protestën e njoftuar nga Berisha

Shkruar nga Liberale
Zbulohet se si do ta presë Lulzim Basha protestën e njoftuar nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar kryetarëve të degëve.

Sipas njoftimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, pritet që më pas, brenda po të njëjtës ditë kur Berisha ka thirrur protestën, do mblidhet edhe Kryesia e Partisë.

Më poshtë mesazhi që i është dërguar Kryetarëve të Degëve:

“Të nderuar Kryetarë,

Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë.

Ju përshëndes,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH