Nga Kreshnik Spahiu
Opozita i kërkon Kiarës të distancohet urgjentisht nga tradhëtari Luiz Ejlli për këto arsye:
– Kiara duhet divorcohet nga spiuni Sorosit Luiz Ejlli që kërkoi ndarjen e Shkodrës dhe bashkim me Serbinë.
– Dasma juaj është e pavlefshme në regjimin socialist.
– Celebrimi juaj nga Erion Veliaj para një bashkie të inkriminuar nuk do njihet nga foltoria.
– Ju duhet martoheshit vetëm nëse fiton Belindi.
– Çdo dasëm para se të vijë Monika dhe Saliu në pushtet quhet tradhëti bashkë-shortore.
– Dasma, celebrimi dhe BB-VIP ishin manipuluar nga narko-shteti.
– Qytetari digital ka denoncuar lidhjet e dyshmta të Luizit me ambasadoren Yuri Kim dhe orgjitë e saj.
– Luizi dashuron Kiarën më shumë se doktor Berishën.
– Kur ngriti një dolli për Berishën ne e quajtëm hero, tani që festoi me Benetin quhet tradhtar i kombit.
Për këto arsye paralajmërojmë Kiarën për një divorc publik nga Luizi për ndryshe do fillojmë revolucionin me sloganin: Kiara ik, Kiara ik, Kiara ik.