Sport

Zbulohet paga e Mbappes te Real Madrid

Shkruar nga Liberale
Zbulohet paga e Mbappes te Real Madrid

Një nga sulmuesit më të mirë të futbollit botëror, Kylian Mbappe, është afër kalimit te Real Madrid.

Sipas raportimeve të mediave sociale nga gazetari Thomas Gonzalez Martin, palët kanë diskutuar tashmë për pagën e sulmuesit 24-vjeçar. Paga e Mbappes do të jetë 60 milionë euro në vit.

Pritet që Kilian të bëhet lojtar i klubit “mbretëror” brenda dy javëve të ardhshme.

Më herët, Mbappe ka njoftuar drejtuesit e PSG-së për mosgatishmërinë e tij për të nënshkruar kontratë të re me klubin. Marrëveshja llogaritet deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH