Aktualitet

Zbulohet një tjetër depo armësh në Tiranë

               Publikuar në : 14:15 - 10/04/21 liberale

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër depo të fshehtë me armë në kryeqytet, në një ambient të fshehur në pronësi të Sokol Xhurës, të hetuar si pjesë e operacionit “Kompleks”, të zhvilluar më 1 prill, ku u zbuluan 18 baza armësh.

SSPAK njoftoi se mëgjesin e të premtes, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është realizuar kontrolli i këtyre ambienteve, në rrugën Xhanfize Keko, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur.

“Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar dokumentimi me hollësi, i kësaj veprimtarie. Për hollësi të mëtejshme, do të vijojë një komunikatë e detajuar nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”.

Në kuadër të këtij operacioni, më 3 mars është regjistruar procedimin penal për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armeve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të strukturuar kriminal”, ‘ vepra penale te parashikuara nga nenet 78/2, 22, 152, 278, 28/4, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal, në ngarkim të personave nën hetim Gj.Cukali, E. Jamaku dhe E. Jamaku.

Gjatë atij operacioni u arrestuan Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla dhe Akil Kulla, të cilët ndodhen të gjithë në burg./A2

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back