Globi

Zbulohet një “shtëpi bari” gjigante në Angli, arrestohen 6 shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Zbulohet një “shtëpi bari” gjigante në Angli,

Autoritetet policore në Britaninë e Madhe kanë arrestuar 6 shqiptarë, pas zbulimit të një ferme kanabisi të përmasave të mëdha ditën e hënën.

Mediat britanike raportojnë se zbulimi u bë gjatë një aksioni të policisë ditën e hënë, në një godinë të braktisur në Fieldhouse Walk, MoortoWn, Leeds, brenda së cilës u zbuluan bimë narkotike me vlerë 448,050 paund.

Të arrestuarit janë shtetasit Alitor Deda, 30-vjeç, Erijon Gjoka, 21-vjeç, Edison Markeci, 21-vjeç, Agostin Marku, 36-vjeç, Ali Qerfozi, 41-vjeç, dhe Andi Teta, 32-vjeç.

Ditën e sotme 6 shqiptarët dolën para gjykatës së Leeds, ku iu dha masa e paraburgimit për prodhim kanabisi dhe do të qëndrojnë pas hekurave deri në seancën e radhës më 5 janar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH