Life Style

Zbulohet një organ i ri në kokën tonë

               Publikuar në : 19:09 - 22/10/20 liberale

Trupi i njeriut, pavarësisht se sa vite ka që studiohet, vazhdon të na habisë. Një studim i publikuar në “Science Alert” ka konfirmuar zbulimin e një organi të ri në kokën tonë.

Bëhet fjalë për një bashkim gjendrash pështyme që janë zbuluar së fundmi nga një grup shkencëtarësh të Institutit Holandez të Kancerit, të cilët po ekzaminonin pacientë me kancer në prostatë.

Ky grumbull gjendrash ndodhet i fshehur në kokën tonë dhe u gjet fare rastësisht gjatë ekzaminimeve me skaner të avancuar të disa pacientëve. I kombinuar me injektime të glukozës radioaktive, që shërben për të gjetur më mirë tumoret në trup, skaneri gjeti këto gjendra mes hundës dhe qiellzës.

Çdo libër modern i anatomisë tregon vetëm tre lloje kryesore të gjendrave të pështymës: njëra pranë veshëve, një tjetër poshtë nofullës dhe një tjetër nën gjuhë. “Tani, ne mendojmë se ka një të katërt”, tha Dr. Matthijs Valstar, një kirurg dhe studiues në Institutin Hollandez të Kancerit dhe një autor i studimit, botuar muajin e kaluar në revistën Radioterapi dhe Onkologji.

Ekspertët thonë se ky zbulim nuk ishte bërë deri tani duke qenë se këto gjendra ndodhen të vendosura në një zonë shumë të vështirë, siç është pjesa poshtë bazës së kafkës.

Gjendrat e pështymës kolektivisht prodhojnë rreth një litër pështymë çdo ditë, e cila është përgjegjëse për “shumë gjëra që ju bëjnë të shijoni jetën“, tha Dr. Valstar. Lubrifikon gojën, duke e bërë më të lehtë për të folur dhe gëlltitur. Ajo transporton kimikatet e shijshëm të ushqimeve në qelizat mikroskopike që mund t’i kuptojnë ato. Ajo madje vjen e mbarsur me fuqi shëruese, duke bërë luftë kundër mikrobeve dhe duke shpejtuar mbylljen e plagëve.

Mjekët marrin masa të shumta paraprake për të shmangur dëmtimin e gjëndrave kur administrojnë terapinë rrezatuese, e cila mund, me një zap të vetëm të keq-drejtuar, të kompromentojë përgjithmonë indet delikate.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back