Showbiz

Zbulohet mashtrimi i Kim Kardashian, gjobitet me 1.26 milionë dollarë

Shkruar nga Liberale
Zbulohet mashtrimi i Kim Kardashian, gjobitet me 1.26 milionë dollarë

Kim Kardashian do të paguajë një gjobë prej 1.26 milionë dollarësh, pasi sipas autoriteteve promovoi në mënyrë të paligjshme një kriptomonedhë në Instagram pa zbuluar se sa ishte paguar për promovimin.

SEC tha në një deklaratë, se ylli i televizionit nuk bëri të ditur, se ishte paguar 250,000 dollarë për të publikuar një postim në Instagram në lidhje me EMAX, një aset kripto i ofruar nga EthereumMax.

Kardashian publikoi një postim në Instagram ku reklamonte xhetonat dhe përfshiu një link që të shpinte në një faqe interneti ku përfshiheshin udhëzime për blerjen e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH