Aktualitet

Zbulohet identiteti i viktimës në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Zbulohet identiteti i viktimës në Elbasan

"News 24" zbulon identitetin e viktimës së atentatit në Elbasan. Everes Çaka është viktima i atentatit, teksa trupi i tij ndodhet në makinë.

Mësohet se e plagosur ka mbetur dhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka pasi udhëtonin në të njëjtën makinë, teksa kjo e fundit është transportuar në spital për mjekim.

Disa minuta më parë një atentat ndodhi në Elbasan ku deri më tani ka një të vrarë dhe një të plagosur, teksa autorët janë larguar nga vendngjarja.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH