Life Style

Zbulohet horrori i ditëve të fundit të jetës së Whitney Houston

               Publikuar në : 17:11 - 10/08/20 liberale

Ajo kishte zërin dhe pamjen, por varësia ndaj drogës e kishte mbërthyer shumë kohë përpara se të vdiste.

Pasuria prej 76 milion paundësh ishte zhdukur dhe borxhet filluan të shfaqeshin, sepse nuk kishte mënyrë tjetër për të siguruar lëndë narkotike.

Në 2009-ën, Whitney, e cila do të kishte mbushur 57 vjecc sot, pranoi varësinë e saj ndaj drogës dhe zbuloi se ajo kishte filluar pas martesës me Bobby Brown.

“Pas filmit ‘Bodygard’, ccdo gjë filloi të rëndohej. Nisa të shtoja dozën e kokainës dhe marijuanës”,- tha ajo, teksa ishte e ftuar në shfaqjen e Oprah Winfrey.

Ajo gjithashtu pranoi se për 7 muaj me radhë, nuk kishte bërë gjë tjetër përvecc se kishte qëndruar në shtëpi e veshur me pizhama dhe kishte konsumuar vazhdimisht drogë (kokainë).

“Jetoja në të njëjtën shtëpi, duke mos thënë as edhe një fjalë për një javë. Dhe thjesht qëndroja e ulur atje duke parë TV. Deri në këtë pikë isha”,- tha ajo.

“Nuk mendova të këndoja më. Do ta harroja totalisht atë jetë. Kisha shumë para në atë kohë”,– shtoi Whitney.

Por kur Bobby u burgos për refuzim të provës së alkoolit, sepse dyshohej se po e ngiste automjetin në gjendje të dehur, ëhitney gjeti një partner tjetër për ta shoqëruar gjatë marrjes së drogës, motrën e saj, Tina Brown.

Këmbët e Whitney-t ishin mbuluar nga shenja të zeza, për të cilat ajo thoshte se nuk kishin lidhje me drogën.

Whitney vuante edhe nga halucinacionet në mënyrë të tmerrshme.

“Ajo mund t’i ngulte sytë dyshemesë dhe thoshte: ‘Shikoje atë demonin. Po të them se dikush po ngatërrohet me Bobby-n’,”- i tregoi Tina “National Enquirer”, në 2006-ën.

“Ajo gjithmonë mendon se është diccka që ka të bëjë me Bobby-n, duke qëlluar vetes e saj”,– tha Tina.

Paranoizmi i Whitney-t arriti deri në atë pikë sa filloi të lëvizte objektet për të zbuluar nëse kishte apo jo ndonjë kamer të fshehtë. Për më tepër, ajo hapi një vrimë në murin e tualetit, në mënyrë që të shihte se cc’ndodhte në pjesën tjetër të shtëpisë.

Ajo e mbyllte veten në tualet për ditë të tëra dhe konsumonte pa pushim drogë.

Autopsia e saj zbuloi se gjatë kësaj periudhe kishte shkulur 11 dhëmbë. Edhe pse arriti të dilte nga rehabilitimi e pastër në vitin 2004, shumë shpejt ëhitney iu rikthye jetës së mëparshme. Tina publikoi një foto për të treguar se në cc’gjendje ishte kthyer shtëpia ku qëndronte.

“E vërteta duhet të dalë në shesh. Whitney nuk do të qëndrojë larg drogës. Të gjithë jemi shumë të frikësuar se do të kalojë në mbidozë”,– tha Tina në atë kohë.

Sjellja e Whitney-t e tmerroi vajzën e saj të vogël, e cila vdiq në të njëjtat rrethana si e ëma dhe u gjet e pajetë në vaskë, në janar të vitit 2015.

Dalja e saj e fundit në publik ishte më 9 shkurt, kur doli në skenë me Kelly Price për të kënduar “Jesus Loves Me”.

Dy ditë më vonë, ëhitney u gjet e pajetë në vaskën e suitës numër 434. Ekspertët e shpallën të vdekur që në vendin e ngjarjes.

Shkaku i vdekjes ishte një përzierie e lëndëve të ndryshme narkotike në sistemin e saj, si dhe problemet me zemrën.

Whitney është varrosur në New Jersey, pranë babait të saj.

<
>
80308662-21a3-4913-9a66-190904f4ff1c 0964d605-d8b2-4fac-b217-4b6968373cab 0b41dc55-0c32-4120-8dfb-088b33660f91 188f4bf2-8dcc-4451-b473-f4de3d533dc2 aead1755-07d0-4040-8828-7f374e150bcc

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back