Aktualitet

Flet gruaja që e aksidentoi Ilda Bejleri: Do e kisha falur nëse...

Shkruar nga Liberale
Flet gruaja që e aksidentoi Ilda Bejleri: Do e kisha falur nëse...

Një 63 vjeçare është përplasur dje nga një makinë dhe si pasojë ka përfunduar në spital e plagosur.

Sipas Enriketa Gjuzit ajo që e plagosi ishte moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri.

Gjuzi aktualisht ndodhet në spitalin e e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, në pritje për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Teksa ka folur për "BW", ajo ka thënë se do e kishte falur moderatoren nëse ajo do ndalonte.

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjetit që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës. Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj.”, ka thënë 63 vjeçarja.  /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH