Showbiz

Zbulohet çmimi i fustanit që stilistët shqiptarë krijuan për Beyoncen

Shkruar nga Liberale

Prej disa ditësh po qarkullon në media lajmi se dy stilistët shqiptarë Kujta dhe Meri, siluan veshjen e këngëtares me famë botërore, Beyonce, në rastin e ditëlindjes së P Diddy-t.

Beyonce u pa me një fustan të gjatë të zi, të çarë në pjesën e majtë të këmbës dhe me një bust të punuar me gurë.

Stilistët kanë treguar për "Klan Kosova" se janë kontaktuar nga stafi i Beyonces për porosinë dhe kanë punuar tre ditë pa pushim për ta përmbushur. Një fustan të tillë stilistët e shesin me një vlerë prej 6000 eurosh.

“Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej”, është shprehur Kujta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH