
Aktualitet
Zbulohet çfarë u diskutua në takimin Rama-Kim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, kanë shkruar në Kryeministri, për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Burime për News24 thonë se takimi Rama-Kim zgjati rreth 1 orë, ndërsa mësohet se Kim falenderoi Ramën për miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit. Gjithashtu sipas burimeve Kim mirëpriti vijimin e diskutimeve në Këshilin Politik.
Takimi vjen në një kohë të tensionuar politike, teksa kryeministri Edi Rama dhe opozita parlamentare janë për ndryshime kushtetuese dhe hapje listash, gjë e cila kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare. / Gazeta Liberale
KOMENTO (0)