Aktualitet

Zbulohet biseda mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në vitin 1990: Bjeruni nëse…

               Publikuar në : 09:36 - 09/12/21 ro ot

Një regjistrim i dhjetorit të vitit 1990, ku ka një dialog mes Edi Ramës, Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, është zbuluar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion”.

Tre të lartpërmendurit së bashku me piktorin Sali Shijaku kanë qenë në studion e një tjetër piktori të njohur të kohës, Ramadan Karanxha.

Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka regjistruar me magnetofon dialogun, që është konfirmuar nga Rama, Berisha.

Nga kjo bisedë Blendi Fevziu ka publikuar vetëm një pasazh të shkurtër:

Sali Berisha: Skandal…Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjesi per kete… po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë keta..

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni!

Berisha: Ouu. Bravo! Shumë të drejtë ke.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back