Showbiz

Zbulohet artisti që hëngri bananen me vlerë 120 mijë dollarë

Shkruar nga Liberale
Zbulohet artisti që hëngri bananen me vlerë 120 mijë

Instalacioni i artistit italian Mauricio Cattelan, një banane e ngjitur në mur, u vlerësua nga galeria “Art Basel Miami Beach” me vlerën 120 mijë dollarë. Por 'magjia e bananes' mbaroi shpejt.

David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.

“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.

Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.

“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.

https://www.instagram.com/p/B5yJTV4Bka3/?utm_source=ig_web_copy_link

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH