Showbiz

Zbulohet arsyeja pse Adele qan vazhdimisht në skenë kur këndon

Shkruar nga Liberale
Zbulohet arsyeja pse Adele qan vazhdimisht në skenë kur këndon

Teksa muzika e saj përcjell emocione te publiku i gjerë, edhe vetë ajo, duket se është po aq e emocionuar në shfaqjet e saj, dhe shkon deri në atë pikë sa nuk mund t’i kontrollojë ato.

Si pasojë, ajo përfundon duke qarë para dhe pas çdo emisioni, siç zbulohet nga një burim pranë saj.

“Adele po përjeton një sërë emocionesh gjatë performancave të saj. Publiku i saj mund të mos e dijë këtë, por këto shfaqje janë aq të rëndësishme për të sa ajo qan çdo herë para apo edhe pas performancës së saj. Madhësia e spektaklit dhe suksesi i saj është aq mbresëlënës saqë ajo qan pak para apo edhe pas shfaqjeve”, tha burimi.

Ndërkohë, Adele ka në plan të publikojë një video rreth koncertit të saj së fundmi në Vegas, gjë që sipas burimeve të ndryshme, pritet që të shtojë edhe më shumë interesin për të shkuar në një shfaqje të këngëtares.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH