Aktualitet

Zbulohen emrat e 3 të arrestuarve në Call Center

Shkruar nga Liberale
Zbulohen emrat e 3 të arrestuarve në Call Center

Në bashkëpunim me autoritetet italiane, SPAK sekuestroi sot dy Call Centera të cilat mashtronin shtetas nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Holanda dhe Gjermania, si dhe u arrestuan tre persona.

Ndërkohë që janë mësuar emrat e këtyre të fundit. Neës 24 raporton se, bëhet fjalë për shtetasit Elisa Caci, Valbona Abedinaj, Gilberdo Pushani, që sipas SPAK janë një administrator dhe dy nga konsulentët më të aftë në mashtrimin e viktimave.

Ndërsa sipas prokurorit italian, nga kjo skemë mashtrimi kanë rënë “viktima” rreth 1200 persona.

Sipas “Rai News“, në Tiranë u sekuestruan dy call center, ndërsa në të njëjtën kohë në Itali u sekuestrua serveri i përdorur nga grupi për të humbur gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH