Sport

Zbulohen detajet e transferimit të Rey Manaj te Barcelona

               Publikuar në : 18:47 - 15/01/20 liberale

Ditë vendimtare për sulmuesin shqiptar të Albacete, Rey Manaj. 22-vjeçari pritet të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në këtë merkato janari.

Sulmuesi ka gjetur akordin me gjigantin spanjoll dhe në orët e ardhshme pritet të zbarkojë në Katalanojnë për të zyrtarizuar edhe marrëveshjen.

Një virus e ka penguar shqiptarit që të fluturojë drejt Barcelonës, por Manaj mund të prezantohet te klubi i ri sot ose nesër. Të marten, Manaj nuk është stërvitur me Albacete, pavarësisht se ishte në Manchego dhe kjo rrit gjasat që shqiptari i ka dhënë lamtumirën shokëve të tij të skuadrës.

Sipas mediave spanjolle, besohet se të premten, Manaj do të kalojë vizitat mjekësore në ambientet e “Ciutat Esportiva del Barça” në Sant Joan Despí dhe më pas të nënshkruajë kontratën e tij në zyrat e klubit në “Camp Nou”.

Manaj do të bashkohet fillimisht me ekipin B të Barcelonës për të synuan më pas kalimin te ekipi i parë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back