Aktualitet

Zbulohen detaje të tjera nga krimi i dyfishtë në Divjakë

Shkruar nga Liberale
Zbulohen detaje të tjera nga krimi i dyfishtë në Divjakë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Divjakë, ku burri vrau gruan dhe më pas veten.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Babunjë, ku Hekuran Rrasa vrau Fëllënxë Rrasa.

Prej 1 jave çifti kishte pasur konflikte, të cilat kishin nisur që para 21 vitesh.

"Para disa vitesh Fëllënxë Rrasa ka tentuar që të vrasë veten, pasi kishte pirë helm, Por fatmirësisht ajo arriti që të shpëtonte. Ndërkohë, që pas shumë sherreve, burri i saj shkoi deri në aktin ekstrem, duke vrarë gruan dhe më pas veten. Varrimi i dy viktimave u bë i ndarë, ku ceremonia mortore e Hekuran Rrasës u bë në shtëpinë e vëllatit të tij, ndërsa e gruas në shtëpinë e prindërve të saj", tha gazetarja Dorjana Bezat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH