Aktualitet

Zbulohen detaje të reja nga grabitja e postës

Shkruar nga Liberale
Zbulohen detaje të reja nga grabitja e postës

(Foto ilustruese)

Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja nga grabitja e kasafortës në postën e Krujës ku u morën nga autorët 110 milionë lekë.

Mësohet se grabitësit kanë qenë me një kamionçinë frigoriferike dhe e kanë detyruar rojen t’i ndihmojë. Këto detaje janë zbuluar pas arrestimit të rojës së postës Besnik Parruca, për veprat penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ pasditen e djeshme.

Grabitja ndodhi mëngjesin e djeshëm, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH