Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.
Mësohet se Kurti dhe Osmani gjatë bisedave për një bashkëqeverisje të mundshme kanë nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.
Por, cilat janë pikat për një koalicion qeverisës?
1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri
2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive
3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë
5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare
6. Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike
7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat./Bota sot