Aktualitet

Zbulohen 13 marrëveshjet që Rama i dërgoi Kurtit, si kusht për ta takuar sot në Kosovë

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas kërkesës së Albin Kurtit, i cili i vuri si kusht për t'u takuar sot në Kosovë, nënshkrimin e marrëveshjeve që ishin parashikuar të realizoheshin gjatë mbledhjes së dy qeverive.

Gjatë ditës së sotme, marrëveshjet janë firmosur nga pala shqiptare dhe pritet që të kundërfirmosen nga pala kosovare.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ato i janë dërguar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila konfirmoi më pas marrjen e tyre. Tashmë, kreu i qeverisë pret që të konfirmohet edhe takimi bilateral me Albin Kurtin.

Gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, kryeministri Edi Rama ka të planifikuar një takim bilateral me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH