Aktualitet

Zbriti nga makina për të shkuar në tualet, të riut i vjedhin makinën në Durrës

Shkruar nga Liberale
Zbriti nga makina për të shkuar në tualet, të riut i vjedhin

Një 31-vjeçar nga Vlora ka denoncuar vjedhjen e automjetit të tij në Durrës.

Ai ka sqaruar në Polici, se pasi ka ndaluar mjetin tip “Audi A7” pranë kolegjit “Turgut Ozal”, ia kanë grabitur.

“Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7””, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH