Aktualitet

Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, Kurti: Propozimi i BE-së është i pabalancuar

Shkruar nga Liberale
Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, Kurti: Propozimi i BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pakënaqur me planin e BE-së për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Kurti theksoi se është i angazhuar në dialog, por tha se po mungon zbatimi i sekuencimit të plotë e pa kushte e pa vonesa i Marrëveshjes bazike dhe Ankesit të zbatimit.

“Një sekuencim që do të ishte i balancuar dhe fer, por që praktikisht është krejt i ndryshëm prej asaj që na është ofruar më 26 prill.

Jemi të përkushtuar e konstruktivë, por s’mundet që çfarëdo sekuencimi që të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10.

Unë e kuptoj që nenet 7 dhe 10 janë nene të marrëveshjes bazike dhe unë jam i interesuar që t`i përfshijë patjetër në sekuencim, por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmase”, ka thënë Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH