Aktualitet

Zbardhet vrasja në Shkodër, 55-vjeçari u qëllua nga djali i xhaxhait

Shkruar nga Liberale
Zbardhet vrasja në Shkodër, 55-vjeçari u qëllua nga djali

Policia ka zbardhur vrasjen në fshatin Palaj, në Shkodër.

Mësohet se 55-vjeçari është vrarë nga djali i xhaxhait, 26 vjeçari Marash Arraj.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme mes familjeve.

Lazer Arraj u qëllua me dy plumba dhe u gjet i vdekur në rrugë. Viktima jetonte në Shkodër, por kishte shkuar në fshat për të marrë zahiretë e dimrit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH