Aktualitet

Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Shkup, në mesin e të dyshuarve edhe babai i saj, dha informacione për lëvizjet e vajzës

Shkruar nga Liberale
Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Shkup, në mesin e të

Tronditëse janë detajet e zbuluara për vrasjen e një 14-vjeçareje në Shkup, e cila ishte raportuar e zhdukur disa ditë më parë, por vetëm një ditë më parë u gjet trupi i saj i pajetë, pranë trupit të një të moshuari.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriut, Oliver Spasovski para gazetarëve ka thënë se vrasjet janë kryer nga njerëz të njëjtë por nuk lidhen me njëra tjetrën. Vrasja e të miturës Vanja Gjorçevska është kryer për arsye financiare, duke e rrëmbyer vajzën për të marrë para nga nëna, kurse vrasja e dytë, e 74 vjeçarit nga Velesit, ka lidhje me konflikte të mëhershme.

“Edhe pse Maqedonia priti që t’i gjejmë të gjallë, ne dy viktimat i gjetëm të vdekur. Në emër të gjithë MPB-së i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë Maqedonisë. Pesë persona janë të përfshirë në këtë vrasje. Tre personave ju është caktuar paraburgim, njëri është në arrati kurse babai i të miturës është ndaluar nga policia, si pjesëmarrës në këto ngjarje duke dhënë informacione për vendin e ndodhjes së vajzës. Tek vrasja e së miturës bëhet fjalë për kushtëzim që të merren para nga nëna e vajzës, dhe kjo është bërë në dijeni të një familjari. Ngjarja e dytë, vrasja e 74 vjeçarit nuk lidhet me vrasjen e së miturës, por vetura e viktimës së parë është shfrytëzuar gjatë kidnapimit të së miturës Vanja Gjorçevska. Kemi informacione se personi i dytë i vrarë, 74 vjeçari është vrarë vetëm pse ka pasur konflikt më herët me një nga të dyshuarit për krimin e kryer”, tha Spasovski.

Gjatë rrëmbimit të vajzës së mitur është përdorur makina e të moshuarit të vrarë në Veles, derisa viktimat nuk janë njohur me njëri-tjetrin, deklaroi në konferencën e sotme ministri i Punëve të Brendshme.

14 vjeçarja u raportua e zhdukur që nga 14 nëntori. E mitura Vanja është marrë nga banesa me mjet, pasi babai ka dhënë informacione për ditën dhe orën kur vajza do të dilte nga shtëpia.

“Ekzekutuesi kryesor, i cili e vrau të miturën me armë, u frikësua nga provat e hetimit, dhe është arratisur, po i ndjekim gjurmët e këtij përbindëshi dhe ai do të dalë para drejtësisë”, tha Spasovski.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH