Aktualitet

Zbardhet vendimi që la të lirë “bosin e heroinës” në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Abduselam Turgut është një nga personat që është identifikuar si pjesë e celulës terroriste iraniane që po përgatitej të kryente një sulm në Shqipëri ditën e Novruzit. Ai ka qenë i njohur më parë për drejtësinë shqiptare pasi është arrestuar për llogari të autoriteteve gjermane.

Gjykata e Shkallës së Parë e la në arrest me burg për të pritur më pas ekstradimin drejt Gjermanisë por Gjykata e Apelit ka vendosur më 4 Mars 2011 ta ndryshojë masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Sipas vendimit të zbardhur, trupa e gjyqtarëve përbëhej nga Gjin Gjoni kryesues dhe me anëtarë Hysni Demiraj e Agron Papajani, vendosi lënien e turkut në arrest shtëpie, duke ndryshuar masën e vendosur fillimisht nga shkalla e parë me 40 ditë burg.

Banesa ku do të qëndronte Turgut është vendosur një “godinë në Kthesën e Kamzës në katin e 8-të”.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi nisjen e kontrolleve në Gjykatën e Apelit pas këtij vendimi si edhe hetimi e treshes së gjyqtarëve. Lënia në arrest shtëpie i dha paraprakisht lirinë Abduselam Turgutit i cili kërkohej si kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut të drogës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH