Aktualitet

URDHRI/ 13.500 punonjës të Policisë duhet të plotësojnë formularin, kush ka përdorur aplikacionet SkyECC apo EncroChat do të përjashtohet!

Shkruar nga Liberale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla miratoi urdhrin e posaçëm për vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat

Sipas urdhrit, rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës do të kenë afat 30 ditë për të plotësuar formularin e vetë-deklarimit nëse kanë përdorur më herët aplikacionet që po tronditin botën e krimit, “SkyECC” dhe “EncroChat”.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi këtë të hënë urdhrin, i cili u kërkon të gjithë atyre që janë pjesë e strukturave të sigurisë të deklarojnë përdorimin e tyre në të shkuarën, nëse e kanë disponuar, shoqëruar me periudhën dhe arsyen e përdorimit. Në fakt, çfarëdo lloj arsye të shkruajnë policët për përdorimin e aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” do t’iu kushtoj detyrën pasi do të përjashtohen menjëherë nga struktura.

Formulari është me 3 faqe dhe përveç të dhënave personale dhe gradës që mbanë efektivi, të renditura janë 3 pyetje, 2 të parat për përdorim të veçantë të 2 aplikacioneve dhe e fundit për përdorim të përbashkët. Urdhri i ministrit Balla është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera në varësi, pas arrestimit të disa efektivëve që rezultuan se ishin “zaret” e grupeve kriminale, duke u përfshirë jo vetëm në shpërdorim detyre por edhe si bashkëpunëtorë të grupeve të strukturuara.

Mbetet e paqartë si plotësimi i këtij formulari nga ana e efektivëve do t’i shërbej procesit të pastrimit të policisë, duke pasur parasysh që një pjesë e përdoruesve të tyre mund të mos jenë të identifikueshëm pasi regjistrimi në aplikacionet “SkyECC” dhe “EncroChat” është me kode. Mbetet në riskun e policëve të japin deklarim të rremë ose jo në formularë, pasi gjithsesi një pjesë e atyre që e kanë përdorur mund të edhe t’i shpëtojnë filtrit të SPAK, duke mos u identifikuar.

Mbi të gjitha, të dy këto aplikacione komunikimi, në vetvete, gjatë kohës që kanë qenë në funksion, nuk kanë qenë të paligjshëm, përtej përdorimit të tyre nga grupet kriminale, i cili në fakt solli në vijimësi edhe rënien përfundimtare të tyre. Deri më tani, janë 3 dosje të SPAK ku ka të përfshirë policë që ose janë vetë ata në këto aplikacione, ose diskutohet për ta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH