Aktualitet

Zbardhet takimi i ambasadorit gjerman me Olsian Çelën: I uroj forcë..

Shkruar nga Liberale
Zbardhet takimi i ambasadorit gjerman me Olsian Çelën: I uroj

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf ka pritur ditën  esotme në një takim Prokurorin e ri të Përgjithshëm,  Olsian Çela. Në një postin në rrjetet sociale, ambasada shkruan se Zingraf e përgëzoi Çelën për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.

Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme", thuhet në njoftimin e ambasadës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH