Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një person ka humbur jetën. Sipas shqiptarja.com se Stavri Mino humbi jetën si pasojë e goditjes me grushte, shkelma dhe me sende të forta për vdekje nga tre persona për motive pronësie.
Fillimisht u raportua nga Policia se 56-vjeçari, pas një konflikti humbi ndjenjat dhe ra në tokë.
Për këtë ngjarje, policia shoqëroi 3 persona si të përfshirë në konflikt: Astrit Hameti 48 vjeç, Nusret Hoda 57 vjeç dhe Agron Hameti 56 vjeç.
Disa prej dëshmitarëve thanë se ishte aksident, duke deklaruar se u fut për të ndarë vëllanë nga sherri, ‘por rrëshkiti duke i rënë koka në gurë duke ndërruar jetë’.
Por pas autopsisë në trupin e viktimës u zbulua e vërteta. Ekspertët kanë konstatuar shenja dhune duke sjellë arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.
Ngjarja ndodhi përpara një lokali në zonën e Plazhit të Vjetër ku personat e përfshirë në sherr banonin./Gazeta Liberale