Aktualitet

Zbardhet historia e gjakmarrjes në Lushnjë/ Tentuan të vrisnin 22-vjeçarin, por plagosën hallën e tij, dy në pranga

Shkruar nga Liberale
Zbardhet historia e gjakmarrjes në Lushnjë/ Tentuan të vrisnin

Policia ka zbardhur një tentativë vrasjeje të ndodhur 3 muaj më parë në fshatin Ballagat të Lushnjës. Në pranga ka rënë ekzekutori, i cili kishte marrë përsipër vrasjen e një 22-vjeçari për motive gjakmarrjeje.

Nga të shtënat mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me këtë shtetas.

"Si rezultat i provave të siguruara në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur zbardhja e plotë e një tentative për vrasje, e ndodhur më datë 30.03.2023, në fshatin Ballagat, si dhe kapja dhe vënia në pranga e shtetasve M. M., 28 vjeç dhe L. H., 30 vjeç, të dy banues në Ballagat, Lushnjë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi L. H. ka paguar shtetasin M. M., për të vrarë për motive gjakmarrjeje, shtetasin M. H, 22 vjeç (babai i shtetasit M. H. akuzohet për vrasjen e vëllait të shtetasit L. H.) Për të përmbushur porosinë e marrë, shtetasi M. M. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonin shtetasi M. H. dhe halla e tij, shtetasja B. S., 60 vjeçe. Nga të shtënat ka mbetur e dëmtuar në këmbë, 60-vjeçarja", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH