Detaje të reja janë zbuluar nga dosja e Prokurorisë për ngjarjen e rëndë në Kavajë ku mbeti i vrarë 41 vjeçari Dritan Haxholli.
Në dosje thuhet se zyrtari i burgut të Durrësit, Bledar Toçi, që qëlloi me armën e shërbimit 41 vjeçarin, akuzohet për vrasje me qëllim.
Nga provat e mbledhura në banesën e krimit si dhe dëshmitë e marra nga personat që kanë qenë në vendngjarje, policia ka dalë në konkluzionin se vrasja ka ndodhur me dashje dhe jo në kushtet e vetëmbrojtjes.
Edhe pse ai ka deklaruar per policine se ka qelluar per vetmbrojtje, pasi Haxholli e kishte qelluar me
“Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje”- thuhet ne dosje.
Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike./Gazeta Liberale