Aktualitet

Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit ku u gjetën 2 mln euro

Shkruar nga Liberale
Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit ku u gjetën 2 mln euro

Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit ku u ndaluan afro 2 milion euro të sekuestuara, që vinte nga Italia me tragetin Durrës-Bari.

Abc News mëson se 51-vjeçari i arrestuar nga policia ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë e gjetura në mjetin që drejtohej prej tij.

Ai është shprehur se bën transportin dhe nuk e di se çfarë ka në pjesën e pasme të kamionit.

Policia ka nisur hetimet për të mësuar se nga ku është nisur kjo ngarkesë dhe kush ishte destinacioni i saj.

Ndërkohë vijon ende numërimi i parave në Komisariatin e Policisë së Durrësit.

Paratë ishin futur në 5 qese dhe ishin mbuluar me lëndën e parë që përdoret për prodhimin e këpucëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH