Aktualitet

Zbardhet biseda mes ambasadores Yuri Kim dhe Gramoz Ruçit

Shkruar nga Liberale
Zbardhet biseda mes ambasadores Yuri Kim dhe Gramoz Ruçit

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u takua sot me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin në Kryesi pas opinionit të Komisionit të Venecias dhe rekomandimeve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese si dhe për përfundimin e afatit të Reformës Zgjedhore për votimin e draftit final të dalë nga Këshillit Politik.

Ndërkohë që Kuvendi ka zbardhur takimin me anë të një njoftimi.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i ngazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH