Aktualitet

Zbardhen shifrat/ Rama premton rritje të pagave të mësuesve të arsimit të mesëm dhe pedagogëve

Shkruar nga Liberale
Zbardhen shifrat/ Rama premton rritje të pagave të mësuesve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot vendimet e qeverisë për rritjen e pagave.

Në një deklaratë për mediat nga kryeministria, Rama tha se, paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë.

Gjithashtu, ai tha se, është koha të bëjë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%.

"Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualifikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%. Është kënaqësi e posaçme tu them infermierëve të kapin një pazë pre 87 mijë lekësh", u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH