Aktualitet

Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit për raportin e Dick Marty

Shkruar nga Liberale
Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit për raportin e Dick

Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm që do ngrihet për raportin e Dick Marty. Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “BalkanWeb” se nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj.

Ndërsa nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina.

Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja dhe nesër në seancë plenare do të miratohen emrat e 9 anëtarëve.

Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim kërkesën e shumicës socialiste për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi Kosovën.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit. Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH