Aktualitet

Zbardhen emrat e 4 viktimave të aksidentit në Rrugën e Kombit

Shkruar nga Liberale
Zbardhen emrat e 4 viktimave të aksidentit në Rrugën e Kombit

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe një fëmijë i mitur u plagos, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova.

Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur. Sipas Lapsi.al, emrat e viktimave. Ata janë: Blerim Avdiaj, 51 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe, Medina Avdiaj, 6 vjeçe, Klejdi Koçi, 11 vjeç (i afërm i 51 vjeçarit) dhe Violetta Avdiaj, 3 vjeçe që ka mbetur e plagosur.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” ku udhëtonin 5 personat e së njëjtës familje dhe një kamion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH