Aktualitet

Zbardhen akuzat/ Kallëzimi i banorëve dhe ish- kreut të PD-së çoi në pranga Vangjush Dakon

Shkruar nga Liberale
Zbardhen akuzat/ Kallëzimi i banorëve dhe ish- kreut të

Janë dy kallëzime penale që çuan në pranga ish-kryebashkiakun e Durrësit. Sipas dosjes së SPAK, kallëzimi i parë është ai i banorëve të një pallati në lagjen Nr.5 në Durrës, që u bë i pabanueshëm nga tërmeti i nëntorit 2019, të cilët deklarojnë se leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin.

Kallëzimi i dytë është bërë nga ish-kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj. Referuar dy raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për “projektim zbatim për Promendadën Bregetare dhe Plazhin Publik nga Bërryli deri në Currila”, i është shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në shumën 18 milion lekë.

Sipas SPAK, referuar historikut të ndërtimit të pallatit në fjalë, pasi është miratuar lekja e ndërtimit për shtatë kate, “pa filluar ende punimet ka bërë kërkesë për rikondicionin e sheshit të ndërtimit dhe ndryshime në projekt dhe shtesë katesh, edhe kjo pa marrë ende leje për prishjen e objektit ekzistues ku do të ndërtohej ndërtimi i ri”.

Referuar provave të siguruara gjatë hetimit, SPAK pretendon se qëllimi i vërtetë i zyrtarëve të Bashkisë Durrës, por edhe i ndërtuesit ka qenë pajisja me dokumentacion tekniko-ligjor të ndërtimit të objektit, i cili jo vetëm kishte përfunduar shumë kohë më parë, por edhe objektivisht ka qenë i pamundur të ndërtohet në një afat kohor prej shtatë muajsh dhe në këtë afat të përpilohen të gjithë dokumentacionet e nevojshme.

SPAK thekson në dosje:

“Rezulton që subjekti si fillim ka marrë leje për shtatë kate (shtator 2010), menjëherë në datën 20 dhjetor ka dorëzuar kërkesë për rikondicionim dhe shtesë kati, më pas për 3 kate shtesë (11 maj 2011) dhe si përfundim janë miratuar 4 kate shtesë pa patur asnjë kërkesë të tillë për katër kate, ndonëse sikurse u tha, leja e ndërtimit në fjalë nuk ka hyrë në fuqi në këtë periudhë kohore, por vetëm në datën 14 tetor 2014, kur është nënshkruar nga ish-kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako dhe ish-kryetari i Këshillit të Rregullimit të Territorit, personin nën hetim Adhurim Qehajaj”.

Nga hetimi ka rezultuar se pallati kishte përfunduar së ndërtuari dhe madje ishte lidhur edhe rrjeti i ujit të pijshëm, ndërkohë që ende nuk ishte zbardhur leja e ndërtimit e miratuar nga Bashkia Durrës.

Bashkë me Dakon janë edhe 9 ish-zyrtarë të tjerë lokalë të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe Falsifikim dokumentesh. Me vendim të GJKKO janë caktuar 7 masa arresti me burg dhe 3 arrest në shtëpi.

10 të akuzuarit në dosjen e Dakos

Vangjush Dako – Arrest në burg

Adhurim Qehahaj – Arrest në burg

Ermal Lama – Arrest në burg

Fatmir Ejupi – Arrest në burg

Adrian Bulku – Arrest në burg

Fiqiri Farruku – Arrest në burg

Adnand Toccila- Arrest në burg

Meri Semini (Priftuli) –Arrest në shtëpi

Ferzilet Hajderi – Arrest në shtëpi

Diana Dedja – Arrest në shtëpi

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH