Aktualitet

Zbardhen detaje të tjera/ "Paratë vinin në çanta", çfarë deklaroi pastruesja para arrestimit të Alda Klosit

Shkruar nga Liberale
Zbardhen detaje të tjera/ "Paratë vinin në

News 24 ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i ish-zyrtares së Kyeministrisë, Alda Klosi. Sipas News 24, pastruesja, Rozeta Dobi e cila u arrestua pasi së bashku me djalin e saj vodhën shuma të mëdha parash në shtëpinë e Klosit, ka dhënë një dëshmi të gjatë ditën e djeshme në polici.

Pastruesja ka qëndruar dje nga ora 10:00 deri në orën 17:00 në ambientet policisë së Tiranës.

"Dobi ka dhënë dëshminë para hetuesve dhe më pas është transferuar sërish në burgun 325 ku ndodhet në paraburgim që prej datës 7 janar për vjedhjen e parave në banesën e zyrtares Alda Klosi", raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Sipas gazetarit, Dobi ka thënë se "nuk kam dijeni kush i sillte paratë, por vinin në çanta".

Ish-zyrtarja u arrestua dje, pasi mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH