Aktualitet

"Një mjet u preu rrugën", zbardhen detaje të reja nga rrëmbimi në autostradën Durrës-Tiranë

Shkruar nga Liberale
"Një mjet u preu rrugën", zbardhen detaje të reja nga

Janë zbardhur detaje të reja nga rrëmbimi i Indrit Beqirajt në autostradën Durrës-Tiranë. Mësohet se, Indrit Beqiraj ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij G.Beqiraj me motor, ndërkohë që një mjet u ka prerë rrugën e janë përplasur dhe motori ka dalë nga rruga.

Dy vëllezërit Beqiri janë rrahur me ata personat e automjetin që u preu rrugën, ndërkohë që në konflikt u përfshinë edhe disa persona të tjerë. Në konflikt e sipër ata kanë marrë me vete në makinë Indrit Beqiraj dhe janë larguar.

Më pas ata e kanë lënë në rrugë dhe Indrit Beqiraj ka shkuar në polici bashkë me vëllanë. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po hetohet si heqje e paligjshme e lirisë.

Burimi: BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH