Aktualitet

Zbardhen detaje nga vdekja e 17-vjeçarit në kantierin e ndërtimit

Shkruar nga Liberale
Zbardhen detaje nga vdekja e 17-vjeçarit në kantierin e

Një 17 vjecar ka ndërruar jetë në Vlorë në zonën e njohur si Kalaja, në Ujin e Ftohtë.

Burime për “Panorama” konfirmojnë se viktima është Jaup Bekotaraj, banues në Radhimë. Në rrethana ende të paqarta ai është goditur nga skrepi, që ishte duke punuar në këtë kantier. Dyshohet se i riu ka shkuar në këtë zonë për të takuar një të afërmin e tij.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe policia, e cila bën të ditur se shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret edhe në pyetje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH