Aktualitet

Zbardhen detaje/ Konflikt me armë zjarri në Shijak, plagoset 50-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Zbardhen detaje/ Konflikt me armë zjarri në Shijak, plagoset

NJë 50-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Shijak.

Sipas informacioneve zyrtare ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen “Popullore”, shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH