Aktualitet

Zbardhen debatet në mbledhjen e Grupit të PD-së

Shkruar nga Liberale
Zbardhen debatet në mbledhjen e Grupit të PD-së

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së është shoqëruar me debate ditën e sotme.

“Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi ne të shitur. Kur rithemelimi kërkon që opozita te propozoje presidentin janë opozitë. Sigurisht që deputetët do marrin pjesë në proces, jo disa që s’janë bërë deputete dhe nga xhelozia thonë që presidentin e propozojnë Këshilli Kombëtar i PD. Nëse ka kërkesa që të jete nga politika atëherë PS do thotë nëse duhet nga politika përse duhet filani nga PD dhe jo nga PS. Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figure presidenti dinjitoz. Por nëse pranohet kriteri për të qenë në politike e pranojmë. Kriteret mund te diskutohen por një gjë është që ne kërkojmë ta propozoje opozita dhe këtu duhet të qëndrojmë.”, ka thënë Bardhi.

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar në orën 14:00 një mbledhje me deputetët e grupit parlamentar, për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit.

Nga 52 deputetë ka grupi parlamentar demokrat, kanë marrë pjesë 20 deputetë. Më herët, Komisioni i Rithemelimit doli kundër draftit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa kërkoi nga demokratët bojkotimin e mbledhjes së thirrur nga Alibeaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH