Aktualitet

Zanati i këpucarit drejt zhdukjes. Zero interes nga të rinjtë!

Shkruar nga Liberale
Zanati i këpucarit drejt zhdukjes. Zero interes nga të rinjtë!

Zanatet vlerësoheshin nga të rinjtë deri pak vite më parë, ndërsa tani thuajse nuk kanë aspak interes.

Këpucari Muharrem Nerguti thotë se prej vitesh asnjë i ri nuk i ka kërkuar të mësojë zanatin e këpucarit.

” Kërkesat ishin të mëdha, atëherë ishin me plan, sipas numrit të popullsisë kanë qenë me planifikim edhe zanatet. Qëkur ka ardhur demokracia asnjë nuk ka ardhur për të mësuar një nxënës”, thotë këpucari.

Arsyet që nuk tregojnë interes të rinjtë sipas tij janë se zanati i mban të lidhur pas punës dhe nuk të jep shumë të ardhura.

”Ka fitim pak, më mirë përditë nga pak sesa një herë shumë dhe njëherë hiç” thotë Muharremi.

Cilësia është e padiskutueshme qoftë e riparimeve apo edhe porosive të reja të këpucëve, edhe çmimet i kanë të leverdisshme.

” Nuk i kemi çmimet e larta në krahasim me të tjerët, 40 mijë një palë këpucë me porosi. Ndërsa në Tiranë, Durrës shkojnë 80 mijë”, thotë Muharremi .

Kërkesat për riparime dhe porosi të reja këpucësh nuk mungojnë nga banorët, gjithsesi dikur ishin më të larta.

”Ka pas shumë kërkesë më parë ndërsa tani nuk ka kërkesa, këpucët me porosi ka qenë shumë mirë, nuk i përballonim”, tha Muharrem Nerguti.

Përfitimet që merr nga të qenurit zanatli janë disa, por veçon më tepër vlerësimet dhe respektin që merr nga banorët etj.

“Unë ja kam parë hajrin për vete, me atë zanat kam arrit, pritjen dhe përcjelljen e klientëve, vazhdoj me punën time”, thotë Muharremi.

Këpucari Muharrem Nerguti ka mbi 50 vite në këtë zanat, jep shembullin se zanatet duan përkushtim por edhe pasion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH